Lidhur me këtë flet regjisori Florent Mehmeti

Lidhur me këtë flet regjisori Florent Mehmeti

Teatort e Kosovës po vazhdojnë trasnsmetimin e shfaqjeve “Livestream” përmes Facebook-ut.

Sonte duke filluar në ora 20:00 do të shfaqet premiera e  shfaqjes së teatrit “Oda”,   “Lufta iliro-romake”, e cila vjen me tekst të Lirak Celajt dhe regji të Florent Mehmetit.

Ky i fundit në një bisedë në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV 21 tregoi fabulën e kësaj shfaqje.

“Në mënyrë sarkastike dhe komike përshkruan gjithë histroinë e popullit shqiptarë që ka kaluar në periudha të ndryshme historike në marrëdhënie me fqinjët dhe perandoritë që janë ndërru gjatë historisë dhe pushtuesit e shumtë”, tregoi ndër tjerash Mehmeti.

Shtoi se do të luajnë aktorët e famshëm kosovarë përfshirë: Lirak Celaj, Naser Rafuna, Ard Islami, Ardian Morina, Xhejlane Tërbunja e të tjerë./21Media