Projekti i ri nga Arta

Projekti i ri nga Arta

Këngëtarja e njohur shqiptare, Arta Bajrami, shumë shpejt pritet që të vijë me një projekt të ri muzikor, shkruan rtv21.tv

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Sonte po boj qef”, titullohet kënga e re nga Arta të cilën e ka punuar vëllai i saj, Don Arbas.

Ndryshe, projekti i fundit i artistes është “S’ke ditë me m’dasht”, i publikuar më 16 korrik.  Deri tani kënga ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube./21Media