Sonte premiera e shfaqjes “Totem dhe Tabu”

 

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do të jepet premiera e shfaqjes dans teatër “Totem dhe Tabu”, me fillim nga ora 19:30.

“Totem dhe Tabu”, është tandem eksperimental i dansit kontemporan dhe tekstit minimal që mundëson reflektimin e audiencës lidhur me çështjet e ngritura të cilat ngërthejnë jetën e tyre dhe mentalitetin kosovar. Shfaqja ngrehë pikëpyetje për situata dhe shqetësime të mëdha shoqërore, trauma, ndikimin e pandemisë dhe hipokrizinë shoqërore por pa arritur në konkludime dhe me qëllim që të prekë në thellësinë e përjetimeve, emocioneve dhe ngjarjeve të cilat vijnë në formë imazhesh dhe monologjeve. Pyetjet, reflektimet, çështjet dhe temat që trajtohen mbeten të izoluara brenda “Kornizave” individuale dhe kolektive që janë Tabu për shoqërinë apo nuk arrijnë të depërtojnë në diskursin publik. Gjetja e qetësisë dhe paqes pas stuhive të mëdha të ndërlidhura me dhunën emocionale, fizike dhe traumat e së kaluarës ndërthuren me traditat si Totem i bartur ndër gjenerata, të ndërlidhura me kanunet dhe zakonet që shpeshherë shtypin dhe promovojnë pabarazi dhe të cilat ende barten si mbetje të kaluarës në gjeneratat e reja të grave dhe burrave Kosovar”, thuhet ndër të tjera në postimin e plotë në Facebook, në faqën e TKK.

Koreografi, Robert Nuha, bëri të ditur se ideja e titullit “Totem dhe Tabu”, erdhi nga dramaturgia, Zana Hoxha, që është një ndërlidhje pikërisht përmes simbolikave që vijnë përmes gjuhës së trupit, këto simbolika janë Totemi dhe ato se çfarë simbolikat trajtojnë janë tabut në shoqërinë tonë./21Media

Back to top button