Sonte rikthehet Liga e Kampionëve

Emocionet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/2022 do të nisin nga dita e sotme.
Sonte në program janë të parapara të zhvillohen tetë ndeshje.
Dy ndeshje do të luhen nga ora 18:45, kurse gjashtë tjera nga ora e zakonshme 21:00
Nga ora 18:45 fokusi do të jetë në ndeshjen Young Boys – Manchester United, te debutimi i Cristiano Ronaldos me skuadrën angleze.
Ndeshja kryesore sonte do të jetë ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munchen.
Chelsea do të luajë ndaj Zenitit dhe pritet të ketë punë të lehtë.
Juventusi do të përballet me skuadrën suedeze Malmo./Kallxo

Back to top button