Ky koleksion sjellë mbi 60 veshje që do të prezantohen nga 50 modele

Ky koleksion sjellë mbi 60 veshje që do të prezantohen nga 50 modele

‘Dardania’, është koleksioni i cili e rikthen pas një viti e gjysmë kreatoren e njohur shqiptare Blerina Kllokoqi Rugova, me një sfilatë ndër më të veçantat që kanë ndodhur ndonjëherë në vend. Ky koleksion i cili sjellë një punë të madhe përgjatë një viti e gjysmë, shpaloset sot më 21 qershor në Parkun Arbëria në Prishtinë.

Ky koleksion sjellë mbi 60 veshje që do të prezantohen nga 50 modele.
Pra sonte me fillim nga ora 21:00 do të shpaloset ‘Dardania’, ku pas kësaj sfilate koktelli i organizuar nga vetë kreatorja do të sjellë muzikë Live të bendit ‘Fisnikët’. I gjithë ky event do të transmetohet LIVE, në Fan Page të kreatores Blerina Kllokoqi Rugova.