Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të 1/16

Liga e Kampionëve vazhdon sot me dy ndeshje tejet interesante në kuadër të 1/16

Lyon do ta pres në shtëpi skuadrën e Juventusit, ndeshje kjo e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Skuadra e Sarrit është favorit në letër, mirëpo Lyon do të mundohet që së paku të mos dështoj në ndeshjen e parë si vendas.

Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në mes të Real Madridit dhe skuadrës së Manchester Cityt.

Realit për këtë ndeshje do t’i mungoj sulmuesi belg, Eden Hazard i cili është lënduar në humbjen e pësuar ndaj Levantes, ndërsa Manchester City do të mundohet të këndellet pas lajmit që ka marrë nga UEFA për përjashtimin nga Liga e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që të dy këto ndeshjet sonte fillojnë nga ora 21:00.