Sony Pictures lanson klip të ri nga filmi “I Wanna Dance With Somebody”

Është lansuar një klip i ri nga filmi dedikuar ikonës së ndjerë të muzikës Whitney Houston të titulluar “I Wanna Dance With Somebody”.
Atë e lansoi Sony Pictures, shkëputur nga ky film biografik.
Në të, aktorja Naomi Ackie e cila luan rolin e Houston, shihet në një prej momenteve ikonike të saj, që është performimi i himnit kombëtar në Super Bowl.
Në video shohim aktoren reagimin e dëgjuesve, zërin e saj me të cilin mahnitë të gjithë.
Filmi biografik “I Wanna Dance With Somebody” i dedikohet jetës dhe karrierës së Whitney Houston. Regjinë e tij e ka bërë Kasi Lemmons.
Në sinopsisin e filmit shkruan se ai paraqet një kremtim të kuqishëm dhe triumphant për të pakrahasueshmen Whitney Houston. Sipas tij, “I Wanna Dance With Somebody” shpie publikun nëpër një rrugëtim të ikonës Hjuston, që prej përfshirjes së saj në kor në New Jersey, e deri te bërit njëra prej artisteve më të mira të të gjitha kohërave.
Filmi do të shfaqet në kinematë amerikane më 21 dhjetor 2022./21Media

Back to top button