Sony Xperia XZ ishte telefoni i parë premium, i cili ishte prezantuar me çipin e Qualcomm - Snapdragon 835

Sony Xperia XZ ishte telefoni i parë premium, i cili ishte prezantuar me çipin e Qualcomm – Snapdragon 835

Pasi që Samsung kishte të drejtën ekskluzive që në treg të plasojë i pari telefonat me çipin në fjalë, Xperia XZ Premium duhet të presë edhe pak që të dalë në treg.

Lajmi i mirë është që përdoruesit në Evropë nuk do të presin edhe aq gjatë për këtë telefon, pasi që Xperia XZ Premium do të dalë në treg më 1 qershor. Detaje tjera nuk janë bërë të ditura.

Sony Xperia XZ Premium ka ekran 5.5 inç me rezolucion 4K, kamerë kryesore 19M dhe kamerë për selfi 13MP. Telefoni përveç çipit të fuqishëm Snapdragon 835, ka edhe 4GB RAM memorie, si dhe bateri prej 3230mAh, me mbushje të shpejtë.