Sophie shumë e kujdesshme gjatë pritjes së ëmbël

Sophie shumë e kujdesshme gjatë pritjes së ëmbël

Sophie Turner dhe Joe Jonas do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim i afërm me aktoren e “Game of Thrones” për E!news.

Çifti po i mban gjërat më private, por familja dhe shoqëria e tyre janë shumë të emocionuar. Sophie ka zgjedhur me kujdes veshjet për të qenë sa më komode me ndryshimin e trupit të saj”, ka thënë burimi.

Sophie dhe Joe kurorëzuan dashurinë e tyre një vit më parë në Las Vegas dhe duket se lajmi i shtatzënisë i ka lumturuar pa masë./21Media