Sopjani: Kemi arritur të ndihmojmë familje edhe në Mitrovicën e Veriut

Sopjani: Kemi arritur të ndihmojmë familje edhe në Mitrovicën e Veriut

Koordinatorja për mirëqenie sociale në Kryqin e Kuq të Kosovës, Antigona Sopjani, në një lidhje direkte në emisionin e mëngjesit “Për ditë të mbarë” në RTV21, ka bërë të ditur se falë donatorëve kanë arritur që të shpërndajnë rreth 8 mijë pako ushqimore, mbi 5 mijë pako higjienike si dhe pako me veshmbathje për familje në nevojë.

Sopjani gjithashtu ka bërë të ditur se janë duke punuar në gjitha komunat e Kosovës. “Deri më tani nuk kemi pas qasje në Mitrovicën e Veriut, mirëpo në këtë situatë kemi depërtu edhe atje dhe kemi arritë që t’i ndihmojmë familjet nevojtare”.

Sopjani tutje ka thënë se ndihmat që ka pranuar Kryqi i Kuq janë kah fundi, teksa bëri të ditur se kërkesat për ushqime kanë qenë të mëdha. “Jemi në kontaktë të vazhdueshëm me donator që të sigurojmë sa më shumë fonde”./21Media