Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Adelina Paloja mbajti koncert recital në kuadër të festivalit Pri Vocal Fest.

Sopranoja Paloja, e shoqëruar në piano nga Lirika Pula-Kasapolli të shtunën e përmbylli natën e katërt të festivalit.

Kujtojmë që, edicioni i tretë i festivalit Pri Vocal Fest ka filluar më 06 tetor, ndërsa përfundoi të shtunën./21Media