Sorenseni pas takimit në DASH: Siguruam harmonizim për hapat përpara në dialog

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka dhënë detaje për takimin e  zhvilluar  në Departamentin Amerikan të Shtetit gjatë ditës së djeshme, ku është diskutuar për ecurinë e dialogut dhe hapat e ardhshëm.

Sorensen ka bërë të ditur se është takuar me zyrtarin e lartë të Byrosë në Departamentin e Shtetit, Brendan Hanrahan, me të cilin kanë diskutuar për dialogun Kosovë–Serbi, kanë shqyrtuar arritjet e fundit dhe kanë siguruar harmonizimin e veprimeve për hapat e ardhshëm.


“Takim i shkëlqyer me zyrtarin e Lartë të Byrosë Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, ka shkruar Sorensen në “X”. 

Takimi Hanrahan – Sorensen pason vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësira mbi Ligjin për të huajt që hyri në fuqi nga 15 marsi.

Back to top button