Komuna e Malishevës njoftoi se sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur me COVID-19 në këtë komunë, ndërsa testet e sotme kanë rezultuar negative.

“Gjendja aktuale me COVID-19, në komunën e Malishevës është kjo: 94 të prekur me COVID-19, prej tyre 77 janë shëruar, 13 raste janë aktive, ndërsa 4 raste kanë përfunduar me vdekje.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas njoftimit, shtabi komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19 në Malishevë, në bashkëpunim me të gjitha institucionet përgjegjëse, në vazhdimësi është duke e monitoruar situatën në Komunën e Malishevës. Edhe inspektorati komunal, së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke e mbikëqyrur zbatimin e masave nga ana e institucioneve, bizneseve dhe qytetarëve, e po ashtu edhe komuna dhe sektori i shëndetësisë, janë duke ju ofruar mbështetje dhe shërbim të plotë rasteve të prekura, duke ju ofruar shërbimin e nevojshëm shëndetësorë, e po ashtu edhe duke ju ofruar mbështetje për të gjitha nevojat që kanë.

“Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithëve pa dallim që të vazhdojnë t’i zbatojnë vendimet, masat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.”, thuhet më tej në njoftim./21Media