Sot nuk është shënuar asnjë rast i ri me koronavirus në jug të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Agim Bahtiri.

Ai ka treguar se sot në IKSHPK janë dërguar pesë mostra nga Mitrovica dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Kur i shtojmë edhe faktin se më nuk kemi raste tjera të dyshuara nga kontaktet e të prekurve me COVID-19, ky është një lajm shumë i mirë për Mitrovicën.Gjendja shëndetësore e të rezultuarve pozitiv ditëve të kaluara është stabile dhe sipas mjekëve nuk ka hapësirë për shqetësim.”, ka shkruar Bahtiri.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se të gjitha rastet në Mitrovicë janë raste kontakti të të njëtit rreth famlijar dhe është shprehur optimist se gjatë ditëvë të tjera nuk do të ketë më të prekur me COVID-19 në këtë qytet./21Media

5 mostra që janë dërguar sot në testim për COVID-19, ku fatmirësisht nga IKShP-ja kemi marrë njoftimin se të gjitha kanë…

Gepostet von Agim Bahtiri am Mittwoch, 6. Mai 2020