Doajeni i muzikës shqipe, Ismet Peja, ka vdekur sot në moshën 83-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Ismetit e ka bërë të ditur djali i tij, këngëtari Visar Peja, i cili në një njoftim tjetër ka treguar se artisti legjendar do të varroset gjatë ditës së sotme.

Ismet Peja ka lindur më (27 Prill 1937) ishte këngëtar i këngëve të vjetra qytetare. Ai lindi në Gjakovë, biri i Musa Pejës, i cili ishte po ashtu këngëtar i melosit shqiptar. Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë.

Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë. Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta./21Media