Sot shënohet Dita Botërore e AIDS-it, ditë e cila kujtohet çdo 1 dhjetor që prej vitit 1988.

Kjo ditë sikurse në gjithë botën shënohet edhe në Kosovë e që gjatë kësaj dite, personelit dhe vendimmarrëseve shëndetësor, liderëve të komunitetit, menaxherëve të programeve të HIV-it dhe partnerëve tjerë iu bëhet thirrje që me kontributin e tyre të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit.

Deri në fund të vitit 2019, rreth 38 milionë njerëz kanë qenë me HIV. Ndërsa, gjatë vitit 2019 kanë vdekur 690.000 njerëz me HIV për shkak të mungesës së shërbimeve për HIV, ndërsa 1.7 milionë të tjerë janë infektuar.

E sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV.

Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it.

Kurse, gjatë këtij viti janë raportuar 2 raste me HIV infeksion.

“Që nga viti 1986 deri me 1 dhjetor të vitit 2020, në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV. Deri më tani 51 kanë vdekur si pasojë e AIDS-it. Në vitin 2020, janë raportuar 2 raste me HIV infeksion. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë. Qendrat për Këshillim dhe Testim Vullnetar për HIV/AIDS ekzistojnë që nga viti 2003 në Kosovë dhe veprojnë në kuadër të Klinikës Infektive në QKUK, në IKSHPK gjithashtu edhe në në Ferizaj, Prizren dhe Pejë”, është bërë e ditur nga IKSHPK.

Llogaritet se rreth 62% të infeksioneve të reja në mbarë botën i takojnë grup moshave 15-49 vjeç dhe grupacioneve të veçanta (narkomanët, punëtorët e seksit, transgjinorët, të burgosurit, meshkujt që kanë seks me meshkuj).