Dita botërore e oqeaneve, e cila shënohet çdo vit më 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet.

Njerëzit në mbarë planetin Tokë organizojnë festime për të mbështetur aksionet në mbrojtje të ujërave. Kjo ditë është caktuar që nga 2009 dhe është një rast për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.

Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënie drastike të numrit të specieve në oqean.

Projekti i oqeanit, në bashkëpunim me Rrjetin Ndërkombëtar të Oqeaneve, janë duke punuar në ngritjen e vetëdijes njerëzore për rolin e oqeanit në jetën tonë, si dhe mënyrat të cilat njeriu mund të ndihmojë.

Dita botërore e oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejt në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare – pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, të cilat ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes rreth rëndësisë së oqeaneve për jetën e njerëzve.