Partitë politike në Bosnje e Hercegovinë, kanë kohë deri në mësnatë për t’i paraqitur para publikut programet dhe ofertat e tyre politike për zgjedhjet lokale që zhvillohen të dielën.

Heshtja zgjedhore nis të shtunën në orën 07:00 të mëngjesit, ndërsa fushata fizike, sipas protokolleve të miratuara anti-covid, mund të bëhet vetëm deri në mesnatë.

Ndërkaq, nga sot  të gjitha organizatave ju ndalohet publikimi i sondazheve të opinionit publik rreth votimit dhe zgjedhjeve, ka njoftuar Komisioni Qendror Zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë. /21Media