Superliga e Kosovës sot vazhdon me dy ndeshje interesante, ajo mes Feronikelit dhe Ballkanit, si dhe mes Gjilanit dhe Llapit.

Ndeshja e parë fillon në ora 13:30. Lideri i Superligës në këtë ndeshje hyn me qëllim për të vazhduar serinë e mirë të fitoreve ku udhëton drejt stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Ndeshja e fundit që do ta përmbyll javën e 11 i takon përballjes mes Gjilanit dhe Llapit. Gjilanasit presin në shtëpi në stadiumin “Gjilan City” skuadrën e Llapit me fillim nga ora 13:30. Llapjanët janë duke kaluar nëpër një formë të tmerrshme ku pas nëntë ndeshjeve kanë arritur të fitojnë vetëm një ndeshje, kanë barazuar dy herë dhe kanë arritur të regjistrojnë gjashtë humbje kështu duke u pozicionuar në pozitën e fundit në tabelë, respektivisht të dhjetën në kuotën e pesë pikëve.