Kryetari i demokratëve, Lulzim Basha sot votoi në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8. Ai tha se sot është dita e Shqipërisë.

“Një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë për fëmijët tuaj për familjen, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, vendin dhe familjen tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, e demokracisë. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në lagjen ku kam lindur dhe jam rritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë.”, tha Basha në deklaratën e tij, shkruan oranews

Ndryshe, 3,588,869 persona me të drejtë vote në Shqipëri sot do të kenë mundësi që të zgjedhin deputetët që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre në katër vjetët e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë. Për 140 vende në Parlamentin shqiptar garojnë 1841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur, ku prej tyre 39.76% ose 732 janë kandidate femra.