Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi është pjesë e politikës për rreth katër dekada. Mirëpo, Krasniqi shpesh shpalos edhe detaje nga jeta e tij private.

69 vjeçari nga Drenasi sot ka treguar se për të është dita më e lumtur, pasi qe po e fejon djalin e tij, Altinin, shkruan rtv21.tv.

“Altin, sot për mua e Sevdijen është dita më e lumtur- është dita e fejesës me Elizabetë Sylajn: Urime e paqi shumë fat në jetë! urime!”, ka shkruar Krasniqi duke e publikuar një fotografi ku shihet çifti.

Jakup Krasniqi dhe bashkëshortja e tij, Sevdija janë prindër të katër fëmijëve. Ata së bashku kanë tri vajza dhe një djalë./21Media