Prej sot do të fillojë edicioni i dytë i “Art Camp” i cili është nga kolonitë e para artistike ndërkombëtare që mbahet në Komunën e Likovës dhe njëra nga ngjarjet artistike më të rëndësishme dhe me më shumë artistë e vizitorë në këtë komunë.

Nga Art Camp informuan se në këtë edicion do të marrin pjesë 45 artistë, piktorë, që do pikturojnë për 4 ditë tek pishat e malit në fshatin Sllupçan. Për t’i argëtuar vizitorët do ketë muzikë, Stand up comedy, kinema të vogël në ambient të hapur ku do shfaqen filma të metrazhit shkurtër nga artistë shqiptar, workshop e kështu me radhë.

Art Camp do të mbahet për 4 ditë radhazi.

Për shkak të pandemisë rregullat për pjesëmarrësit dhe vizitoret janë si në vijim:

1. Nuk lejohet hyrja pa maskë

2. Dezinfektim i duarve në hyrje të Art Camp

3. Respektim i distancës fizike, raporton TV21./21Media