Sot hapet ekspozita “Hyjneshat” në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë

Sot, duke filluar nga ora 17:00 do të hapet ekspozita “Hyjneshat” e skulptores Arjeta Miftari.
Përmes kësaj ekspozite, Miftari sjell punimet e fundit në skulpturë e fotografi.
Kjo ekspozitë, do të qëndrojë e hapur për një muaj, konkretisht deri më 24 shkurt.
“E diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në degën e pikturës dhe skulpturës, dhe e frymëzuar nga artisti i famshëm italian Michelangelo Buonarroti, skulptorja Miftari sjell para publikut kosovarë ‘Hyjneshat’, punimet e saj më të fundit në skulpturë dhe pikturë”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

Back to top button