Sot hapet sistemi për aplikim në Trust
Sot në ora 15:30 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve – Trust.
Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit, numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta.
Aplikimi mund të bëhet në www.trusti10.org
Qytetarët e Kosovës do të mund të aplikojnë për marrjen e 10% të trustit pensional në 4 muajt e ardhshëm.
Sipas Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, qytetarët që kanë kursime deri në 10 mijë euro do të rimbursohen nga Qeveria duke fillaur nga viti 2023./21Media