Sot janë vaksinuar 2519 qytetarë kundër COVID-19

 

Në 16 komuna të Kosovës sot janë vaksinuar 2519 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, teksa ka treguar se me vaksinat e dhënë sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 867.

“Ekipet e vaksinimit kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë e vaksinimit në 16 komuna të Kosovës kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë me vaksinën kundër COVID-19”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike  e.kosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën e.kosova, duke përdorur edhe video-udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre.

“Në ditët në vijim doza të tjera të vaksinës do të arrijnë në Kosovë, ndërsa procesi i vaksinimit do të intensifikohet për të siguruar numër sa më të madh të vaksinuarve, bazuar në Planin Shtetëror për vaksinim kundër COVID-19”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media./21Media 

Back to top button