Sot ka festë në familjen e këngëtarit të njohur të estradës Mehdin Përgjeçaj-Meda. Vajza e tij feston sot ditëlindjen.

Në rrjetin social Instagram, bashkëshortja e Medës ka publikuar një fotografi familjare me një mbishkrim urimi.

“Urime ditëlindjen ylli jon, dashtë Allahu e ti kesh gjitha të mirat e kësaj bote vajza jon e vetme”, ka shkruar Lulja në Instagram.

Kujtojmë që, Meda është i martuar me Luljetën prej vitesh dhe janë prindër të katër fëmijëve./21Media