Parashihen dënime në rast të mosrespektimit të vendimit

Parashihen dënime në rast të mosrespektimit të vendimit

Nga sot në ora 06:00, kanë hy në fuqi masat e reja të qarkullimit, me qëllim të mbrojtjes së jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës. Sipas vendimeve të Ministisë së Shëndetësisë lejohet qarkullimi i nënshtetasve mbi moshën 16 vjeç, vetëm për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar javor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Në vendime citohen edhe mundësitë e lëvizjes lidhur me të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës familjare dhe rastet e vdekjeve. Këto masa vlejnë deri më 4 maj, 2020./21Media