Dje u rikthye Kampionati i Kosovës në futboll me ndeshjen Llapi – Dukagjini, takimi që u zhvillua pa praninë e shikuesve. Në këtë ndeshje fitues doli Llapi.

Ndërsa sot do të zhvillohen dy takime mjaft interesante. Drita, e cila mban vendin e dytë në klasifikim është nikoqir i Flamurtarit i cili gjendet vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme.

Ndërkohë, Feronikeli i cili luajti sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës ndaj Ballkanit ditë më parë, sot me fillim nga ora 16:00 e pret Vushtrrinë në “Rexhep Rexhepi”.