Sot hapet xhiro e 29-të në Supërligën e Kosovës në futboll me tri ndeshje mjaftë interesante.

Padyshim se ndeshja kryesore pritet të zhvillohet në Gjilan, ku “kuqebardhët” e presin skuadrën e Prishtinës.

Të dy skuadrat nuk kanë se çfarë të humbasin dhe pritet të luftojnë për pikët maksimale që të vazhdojnë luftën për titullin kampion.

Kurse, sot në program janë edhe dy ndeshje tjera, Ballkani – Llapi dhe Drenica – Ferizaj.

Të tri ndeshjet e ditë së sotme fillojnë nga ora 17:00./kp