Sot zhvillohet ndeshja e futbollit ndërmjet ndërmjet veteranëve të Kosovës dhe Shqipërisë për ndër të 17 Shkurtit, ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kjo ndeshja ishte paraparë të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike është transferuar në stadiumin KF 2 Korriku.

Pjesëmarrës në këtë ndeshje do të jenë yjet e futbollit shqiptarë si: Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu, etj.

Ndeshja fillon nga ora 12:00.