Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje mjaft interesante në kuadër të xhiros së 28-të.

Vushtrria e pret Flamurtarin, dhe ndeshja fillon nga ora 17:00.

Vushtrria tashmë është dorëzuar në luftën për mbijetesë, ndërsa për Flamurtarin, pikët janë shumë të rëndësishme.

Në dy përballjet e para, Vushtrria si vendase kishte arritur një barazim 2:2, ndërsa ndeshja tjetër në shtëpinë e Flamurtarit, kishte përfunduar me rezultat 2:0 në favor të Flamurtarit.