Sot mbahet Drag Race IV

Në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë, sot do të mbahet gara në Drag Race, e katërta dhe e fundit për këtë vit në kuadër të Kampionatit të Kosovës.
Auto Klubi Eurogoma RT në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i ka bërë përgatitjet e duhura që edhe kjo garë të ketë rrjedhë dhe përfundim sa më të mirë.
”Paraqitja në garë bëhet të dielën nga ora 07:30-09:00, ndërsa gjatë kësaj kohe bëhet edhe pajisja me numrat startues, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave. Nga ora 10:00-10:30 janë lëshimet e lira për të vazhduar më pas me brifingun me garues dhe dy vozitjet kualifikuese. 15 minuta pas përfundimit të tyre nis gara zyrtare. Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë dhe Brigada e Zjarrfikësve do të asistojnë në garë për çdo eventualitet. Për shkak të masave anti Covid, gara do të zhvillohet pa praninë e publikut”, është në njoftimin e federatës.

Back to top button