Sot në Bruksel pritet të mbahet takimi i radhës në nivel ekspertesh midis koordinatorin Skënder Hyseni dhe përfaqësuesit serb, Marko Gjuriq.

Koordinatori Hyseni, tha së në këtë takim do të diskutohet për elemente të veçanta të marrëveshjes finale Kosovë Serbi.

Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, në nivelin më të lartë, ka rinisur më 16 korrik, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga zyrtarët e lartë të BE-së.