Klubi i Basketbollit AA Kerasan Prishtina në konkurrencën e femrave sot në Marigona Rezidencë do të organizojë turneun në 3×3 “Women Streetball AA Prishtina”.

Ky aktivitet është në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të muajit të rinisë, si dhe me Federatën e Basketbollit të Kosovës, me kampanjën e saj “Her World, Her Rules”.

Turneu fillon nga ora 17:00 deri 20:00 në fushën e hapur në Marigona Rezidencë.

Aktivitetin do ta madhështojnë me praninë e tyre, Vlora Dumoshi, ministre për Kulturë, Rini dhe Sport, Arben Fetahu, kryetar i FBK-së dhe Elvira Dushku, sekretare e Përgjithshme e FBK-së.

Turneu pritet të jetë mjaft atraktiv me lojën 3×3, derisa do të ketë muzikë dhe shumë befasi për të pranishmit.