Qeveria e Kosovës sot nga ora 11:00 do të mbajë mbledhje.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, të dërguar nga zyra e Kryeministrit.

“Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 15.06.2020. 1. Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se çfarë do të diskutohet në këtë mbledhje.

Avdullah Hoti është zgjedhur kryeministër më 3 qershor më 61 vota për./21Media