Në ora 19:00 sot do mblidhet Qeveria e Kosovës për shqyrtimin e masave anti-COVID.

Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Dy javë më parë Qeveria Kurti kishte vendosur masa të reja anti-COVID, ku nga këto masa më i prekuri ishte sektori i gastronomisë. Gjithashtu u vendos edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në orën 05:00./21Media