Sot mësohen finalistët e Ligës së Evropës

Gara e dytë më e rëndësishme në nivel klubesh në Evropë, Liga e Evropës do t’i mësojë sot dy finalistët ë saj.

Në luftë për këtë garë janë katër skuadra: Bayer Leverkusen, Roma, Sevilla dhe Juventusi.

Pasi fitoi ndeshjen e parë në Itali me rezultat 1-0, Roma do të udhëtojë në Gjermani për sfidën kthyese ndaj Leverkusenit dhe do të kërkojë që ta administrojë këtë avantazh për të siguruar vendin në finalen e kësaj gare.

Shumë më e hapur pritet të jetë sfida tjetër e kësaj mbrëmje, ajo ndërmjet Sevillës dhe Juventusit pasi rezultati në ndeshjen e parë të zhvilluar javën e kaluar ishte 1-1.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 21:00.

Back to top button