Nga sot duke filluara nga ora 09:00 rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit të Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut.

Nga komuna e Prishtinës kanë njoftuar se mbyllja do të jetë derisa të përfundojnë punët në asfaltimin e shtresimin e këtij aksi rrugor.

“Rruga “Agim Ramadani”, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, prej nesër, 19 nëntor nga ora 09:00 deri në përfundimin e punimeve të asfaltimit shtresimin e këtij aksi rrugor. Ju lusim që gjate kësaj kohe të e planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative. Ju falemnderit për mirëkuptimin!”, thuhet në njoftimin e komunës.