Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot me shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button