Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë temperaturat do të jenë tipike pranverore.

Sipas parashikimeve, fushat me presion të lartë të cilat kanë përfshirë gadishullin e Ballkanit do të mbesin të qëndrueshme. Në këto kushte meteorologjike, siç ka njoftuar instituti do të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

“Temperaturat do të jenë tipike pranverore, minimalet ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme”, ka bërë të ditur IHMK./21Media