Sot nis “3×3 Challenger” në basketboll

Sot në Prishtinë do fillojë 3×3 Challenger, që do të organizohet nga 3×3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).
Siç ka informuar Federata e Basketbollit, kjo ngjarje do të mbahet më 16-17 Korrik. Sot do të garohet nga ora 16:00 deri në ora 24:00, kurse të dielën nga ora 18:00.
Në këtë Challenger do të marrin pjesë 14 ekipe në përgjithësi dhe turneu pritet të jetë shumë cilësor, pasi marrin pjesë ekipe nga Gjermania, Belgjika, Holanda, SHBA, etj.
Për vendasit do të garojnë: Ardit Pepaj, Lejson Zeqiri, Bardh Rexha dhe Arian Qallaku.
“Shpërblimin për vendin e parë, dytë dhe të tretë në total është 40 mijë euro. Po ashtu, finalistët kualifikohen për në Debrecen të Hungarisë, në Masters, në eventin më të madh që mbahet.”, ka informuar FBK.
Eventi do të organizohet në sheshin “Zahir Pajaziti”./21Media

Back to top button