Sot nis numërimi i votave të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se sot në orën 11:00 në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë procesi i numërimit të votave nga jashtë Kosovës, të ardhura përmes postës gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor 2021.
Janë mbi nëntë mijë pako me fletëvotime nga diaspora të aprovuar, ndërkaq janë refuzuar mbi një mijë të tjera.

Back to top button