Me të ardhmen e Lionel Messit që vazhdon të mbetet shumë e pa sigurt sa i përket qëndrimit të tij te Barcelona, ish-shoku i tij i skuadrës Neymar me sa duket ka kontaktuar me kapitenin e Barcelonës për një transferim në Paris Saint-Germain.

Superylli brazilian Neymar luajti së bashku me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë për katër sezone në LaLiga midis viteve 2013 dhe 2017, para se të nënshkruajë për një transferim rekord botëror me gjigandët e Ligue 1.

Është e kuptueshme që Manchester City i Pep Guardiolas është gati të bëjë një tentativë për ta sjellë Messin në Premier League, por PSG-ja e Mauricio Pochettinos duket se po i prinë bindshëm kësaj gare.

Ndërkohë sot zhvillohet ndeshja e parë e fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Paris – Saint – Germain por Neymar nuk do të paraqitet për shkak të lëndimit.