Sot përfundon afati i aplikimi, deri më tani tri kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhjet në veri

Sot më 25 nëntor, në orën 16:00, përfundon afati për aplikim të subjekteve politike (partitë politike, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir ELezi.
Ai tha se deri më tani janë pranuar tri kërkesa për certifkim për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 18 dhjetorit.
“ Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar emrat e katër kandidatëve për katër komunat (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok); Iniciativa Qytetare Mitrovica vetëm për një komunë (Mitrovicë e Veriut); ashtu si edhe Partia Kosovskih Srba (Leposaviq).”, tregoi Elezi.
Në anën tjëtër të enjten, dnë mbledhjen e KQZ-së, u njoftua se 14 subjekte politike ndër to edhe Lista Serbe, janë deklaruar se nuk marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna./21Media

Back to top button