Dikush po feston ditëlindjen

Dikush po feston ditëlindjen

Në familjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit, sot ka festë.  Vajza e tij Lotina feston ditën e saj të lindjes. Ajo mbush 18 vjet jetë. E babai i saj përmes një postimi në Facebook ka uruar me fjalët më të mira vajzën. Ku ndër të tjerash ka shkruar se ajo ka lindur në kohët e luftës.
“Erdhe në ditë të vështira vetëm 10 ditë para Lirisë së Kosovës dhe për rastesi ditëlindja e 18 erdhi vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve ku do të votosh për herën e parë së bashku me gjeneratën e lirisë..”, ka shkruar Haziri, përcjell rtv21.tv

Ai po ashtu ka shpjeguar edhe domethënien e emrit Lotina ku sipas tij lidhet me lotët. “Të emnuam shqip në emër të vendit, të lotëve sepse Kosova ishte në lot e barot. Ti linde e prite lirinë në Kosovë, urojmë rritjen tuaj në Kosovën e zhvilluar, në paqe e shpresë për të ardhmen. Te duam shumë! Babi,Mami,motrat Kënga e Mimasi dhe vllau Lumi!”, ka përfunduar urimin Lutfi Haziri.