Kastrati thotë se pas datës 4 maj masat duhet të zbuten

Kastrati thotë se pas datës 4 maj masat duhet të zbuten

Janë 33 raste të konfirmuara deri më tani në Kamenicë me virusin Covid-19. Deri dje tre nga këta janë trajtuar në Klinikën Infektive, ndërsa këta të fundit dje kanë rezultuar negativ në dy testet e njëpasnjëshme të cilat u janë bërë atyre. Të gjithë të tjerët janë në vetëizolim dhe po trajtohen në kushte shtëpiake.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati thotë se pas datës 4 maj, masat duhet të zbuten, në të kundërtën do të kenë krizë ekonomike.

Kastrati për kp, thotë se gjendja është nën kontroll dhe se janë 220 persona të izoluar.

Nga këto raste i infektuar me Covid 19, ka qenë edhe një foshnje pesë muajshe e cila në fillim ishte trajtuar në Klinikën Infektive, e që tashmë janë duke u trajtuar në kushte shtëpiake në vetë izolim.

“Diku rreth 160 raste janë bërë në komunën e Kamenicës. Këto janë prei atyre vatrave, ka qenë Topanica, ka qenë specifikë se personit i parë nuk ka pasur simptoma dhe nuk i është bërë testi për kohë të gjatë. Pastaj është edhe Hodonoci, edhe në të kaluarën janë bërë tash do të bëhen edhe disa teste në lokacione të ndryshme, por çfarë është me vlerësu është që qytetarët kanë filluar me qenë gogja të përpiktë ndaj masave të marra nga institucionet përkatëse… Dje sipas informatave që kemi marrë nga instituti regjional janë bërë 43 teste. Tri rezultate janë bërë dje edhe ne kanë njoftuar dje, sot priten ehe për 40 teste me na njoftuar se si është gjendja. Kjo përfshin edhe persona të rinj që testohen për herë të parë, por edhe persona të cilët kanë qenë të sëmurë edhe me shiku se a janë shëruar”, deklaron Kastrati.

Derisa flet për respektimin e masave, ai konsideron se është bërë një gabim kur është vendosur për to, marrë parasysh kushtetutshmërinë e tyre.

Ndër të tjera, Kastrati thotë se duhet të rritet numri i testimeve, në mënyrë që dihet numri i saktë i personave të infektuar.

Kastrati shpreh shqetësimin se komuna që ai udhëheq do të përballet me krizë ekonomike dhe sociale.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 780 raste me koronavirus, 201 persona janë shëruar, ndërsa 22 kanë vdekur.