Në komunën e Vushtrrisë sot priten rezultatet e 51 personave të testuar dje. Këtë për portalin RTV21 e bëri të ditur  drejtori i Shëndetësisë i kësaj komune, Sylejman Meholli.

“Sot presim nga IKSHPK rezultatet e 51 mostrave të marrura dje nga terreni”, tha Meholli.

Meholli tutje shtoi se gjendja e personave të infektuarve në këtë komunë është stabile.

‘’Gjendja e të prekurve nga Covid 19 në Komunën e Vushtrrisë është stabile. dhe pa shenja të theksuara klinike’‘ tha Meholli.

Dje në Vushtrri janë rregjistruar  15 raste  të reja me koronavirsu: 12 raste Vushtrri, 2 raste Stanovc i epërm dhe 1 rast Dumnicë e poshtme.

Deri tani në Vushtrri numri i të infektuarve ka arritur në 159, ndërsa nga kjo komunë janë regjistruar dy vdekje 21Media