Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri njoftoi se dje asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv por siç ka thënë ai rezultatet e ditës së djeshme kanë qenë nga testimet e bëra ditën e hënë.

Tahiri tregoi se dje janë testuar 69 qytetarë por, rezultatet nuk ka arritur ti përpunojë IKSHPK dhe ato pritet të dalin gjatë ditës së sotme.

Në një postim në Facebook, i pari i Vushtrrisë thotë se të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim. /21Media