Sot protestohet kundër vrasjes së grave

Vrasja mbrëmë e një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së ka tronditur të gjithë opinionin në Kosovë dhe më gjerë.
Dyshohet se viktima u qëllua nga ish-bashkëshorti i saj.
E lidhur me këtë akt tragjik ka pasur reagime të shumta.
Ndërkaq sot në Prishtinë do të protestohet kundër vrasjes së grave.
Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Një rast tjetër tragjik ndodhi javën e kaluar po në Prishtinë, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë.

Back to top button