Ligjeratat ritransmetohen në orarin e njejtë

Ligjeratat ritransmetohen në orarin e njejtë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se video-ligjëratat për mësimin në distancë që janë transmetuar gjatë ditës së hënë, do të ritransmetohen edhe sot sipas orarit të njëjtë.

Kjo për shkak se dita e hënë, 13 prill ishte festë zyrtare me rastin Pashkëve Katolike, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditën e festës.